Mediat italiane: Interi “godet” në merkato, blerja e bujshme kryen testet mjekësore

Diego Godin është lojtari më i ri i Interit.

Të paktën kështu raportojnë mediat në Itali të cilat bëjnë me dije se mbrojtësi i Atletico Madrid, Diego Godin, ka kryer testet mjekësore me klubin zikaltër.

33-vjeçari do të bëhet lojtari më i paguar i Interit ku do të përfitojë plot 6.75 milionë euro në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Uruguaiani ka kaluar nëntë vitet e fundit të karrierës së tij tek Atletico, duke zhvilluar me këtë klub mbi 300 paraqitje në të gjitha garat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?