Media italiane vlerëson lart Gjimshitin, Berisha vetëm kalon “klasën”
Etrit Berisha dhe Berat Xhimshiti ishin titullar në fitoren e sotme 4-1 ndaj Interit. Berisha është vlerësuar me notën 5 nga mediat italiane: Spektator në pjesën e parë. Gabon në nisjen e topit, në rastin që çon në penalltinë e Interit, shndërruar në gol nga Icardi. Balotazhi me portierin tjetër Gollini, do të jetë në diskutim tashmë që vjen edhe pauza e kombëtareve.
Nga ana tjetër, me një notë mjaft të lartë vlerësohet Gjimshiti 7, nga më të mirët në mbrojtje, por edhe në përgjithësi në të gjithë ekipin. “Titullar në vendin e Palominos. Një paraqitje mjaft e mirë, dhe aspak inferior, ndaj një reparti ofensiv me shumë cilësi, si ai i Interit. Gjen edhe golin e parë me Atalantën këtë sezon.
KOHA JONË SONDAZH

