Mediat italiane zbulojnë planet e merkatos së Interit nëse kualifikohen në Champions

Interi është duke bërë planet e merkato për të ardhmen, por fillimisht duhet të sigurojnë një biletë për në Champions League. Në mbrojtje pritet të vijë De Vrij, një futbollist i lirë në qershor, pasi refuzoi rinovimin me Lacion. Holandezi pritet të formojë qendrën e mbrojtjes me Shkriniarin, pasi mosha e Mirandës nuk jep garanci për të luajtur titullar.

Gjithashtu pritet të paguhen edhe 35 milionë eurot për blerjen e kartonit të Kaselos, me portugezin që i ka bindur të gjithë deri tani. Në mesin e fushës gjithashtu nuk priten shumë ndryshime, nëse do të konfirmohet Rafinha. Krahas brazilianit, pritet të afrohet edhe Vidal, i cili nuk po rinovon kontratën me Bajernin dhe mund të vijë për një çmim të pranueshëm.

Lautaro Martinez është konfirmuar për sulmin, si përforcimi më i ri, ndërsa pjesa tjetër do të mbetet e pandryshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?