Mediat spanjolle zbulojnë arsyen se përse shpërtheu në lot Ronaldo pas kartonit të kuq
Cristiano Ronaldo shpërtheu në lot, pasi në stadiumin “Estadio Mesalla”, u ndëshkua me karton të kuq pas një dueli me mbrojtësin e Valencias, Jeison Murillon. Portugezi e ndien veten të persekutuar nga UEFA. E përditshmja sportive spanjolle “Marca” shkruan se arsyeja e vërtetëve të lotëve të portugezit është se ai shikon komplot nga institucioni numër 1 i futbollit evropian. CR7 mendon se që kur ai u largua nga Reali për te Juventusi, të gjithë i ka kundër dhe se nuk e duan më suksesin e tij.
Ideja që ka diçka që nuk po shkon si njëherë e një kohë është përforcuar edhe më shumë te bomberi kur UEFA nuk e përzgjodhi si futbollistin më të mirë në mbrëmjen e Montekarlos, të cilën ai vendosi mos të merrte pjesë. Dhe në atë mbrëmje e mori vesh se çmimin do ta merrte Luka Modric 3 orë përpara nisjes së ceremonisë.
Por ideja e tij është përforcuar edhe më nga episodi në Valencia, të cilin si sulmuesi ashtu edhe menaxheri i tij e konsiderojnë si të pamotivuar përveçse të padrejtë. Cristiano Ronaldo e shikon kartonin e kuq si hakmarrje ndaj veprimit të tij. Të hënën, do të jetë FIFA që do të përzgjedhë më të mirin në Londër, teksa portugezi shpreson që këtë herë të marrë atë që meriton.
KOHA JONË SONDAZH

