Mema e pranon: E dija që do e mbyllnim me fitore, ja e meta ime
Trajneri i Tiranës, Ardian Mema u shpreh i kënaqur me fitoren minimale ndaj Flamurtarit, por ai theksoi se futbollistët e tij kanë luhatje të mëdha në mënyrën e lojës gjatë ndeshjes.
“Ka qenë një lojë në pjesën e parë ka qenë kundërshtari superior. Në pjesën e dytë reaguam edhe me ndërrimet. Pati luftë, çka na ka munguar në ndeshjet e kaluara. Kam qenë i sigurt që Hoxhallari ka qenë pikë e fortë në qendër, por nuk shtyhej përpara. Ekipi luan me mbrojtës krahu, por shtyn disi më sipër. Të them të drejtën, nuk kishim çfarë të humbnim. E kisha llogaritur që ta mbyllnim me fitore, sidomos me Flamurtarin që është ekip i fortë.
Ekipi duhet të fitonte ndeshjen. Nuk kemi bërë lojë kush e di se çfarë, por u kërkua thellësia, pra porta. Kemi pasur raste si çdo herë. Më pëlqen të luaj në sulm, nuk e llogaris shumë si do të mbrohemi, është e meta ime kjo. Kemi bërë 2 ndryshime. Sot më doli mirë, por mund të dalë edhe keq. Ky ekip ka nevojë për ndërhyrje nuk diskutohet. Do të jem në punë edhe në merkato. Kam parë 10 ose 15 futbollistë, por që jemi duke i vëzhguar. Po shikojmë karakterin sportiv, cilësitë dhe si sillet në fushë. Mendojmë të marrim lojtarë që i përshtaten Tiranës dhe bëjnë diferencën. Kemi parë më shumë brenda vendit”, deklaroi Mema.
KOHA JONË SONDAZH

