Mema: Ekipi pëson shok në minutat e fundit, i hapim vetes probleme
Ardian Mema është shfaqur i pakënaqur me ekipin pas humbjes, edhe pse u kualifikua për në gjysmëfinale. Ai ka përgëzuar edhe ekipin e Laçit për lojën.
“Është vuajtje më vete. I shkaktojmë vetes probleme, jo kundërshtari. Kam qenë i tensionuar gjithë lojës. Laçi po luante vetë me topa të gjatë. Mos pasoni paralel, këtë këshillë u kam thënë çunave. Duhet ta përgatisim ekipin sepse na presin ndeshje shumë të forta. Flas edhe për kampiontin. Mendoj që edhe ekipi ka qenë në një lloji stresi për shkak të ndeshjes së fundit që në Tiranë.
Jam munduar që gjatë kësaj kohe të heq presionin nga lojtarët. Nuk patëm asnjë lloji problemi, fusha ishte optimale. Duhet vetëm të administronim rezultatin. Në minutat në vazhdim ekipi pëson një lloji shoku. Nuk e di këtë, mendoj që këtyre futbollistëve duhet tu mësosh që ky është futbolli, të vijnë kundërshtarë të fortë. Do ti shikojmë detajet. Lojtarët kishin ankth panik.
Në Tiranë ishim shumë më të çliruar. Ngo është i rëndësishëm për ekipin tonë. Kjo mund të jetë prishja e ekuilibrave. Duhet të marrim masa sepse ai është dënuar 5 ndeshje. S’kemi ça të bjmë, ky është futbolli. Parimi i parë në futboll është shkallëzimi. Duhet thënë edhe 2 fjalë për Laçin që ka luftuar shumë. Ka qenë meritë edhe e tyre. Do ta shikojmë ndeshjen sepse na jep spunto për të ardhmen”, deklaroi strategu i bardhebluve.
KOHA JONË SONDAZH

