Mema: Fitorja ndaj Kastriotit vlen më shumë se 3 pikë

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema është shprehur i kënaqur pas suksesi 4-0 ndaj Kastriotit në duelin për mbijetesë. Strategu bardheblu ka theksuar se ky sukses vlen shumë

“Do të thoja se kjo fitore vlen më shumë se 3 pikë. E kam pritur edhe në ndeshjet e para dhe mund të them se sa shumë gjëra që nuk vjen fitorja,. Nuk vjen rastësisht. Edhe pse fituam 4-0 kemi pasur lojë me nervozitet në momente kur nuk shkonte mirë. Megjithatë, mendoj se rezultati thotë gjithçka për këtë ndeshje.

Kundërshtari po na sulmonte dhe krijonte raste para portës. Mendova të fus dy lojtarë në sulm dhe pjesa tjetër që janë mesfushorët dhe këtë sistem e kam aplikuar më parë. Doja që ekipi të ishte në ekuilibër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Merkato? Pavarësisht si shkojnë gjërat, kemi pasur gjaknxehtësi dhe një trajner mëson që të jetë i qetë pasi do ët marrë vendimet e veta sa i përket lojës. Kjo ndeshje nuk ndikon fare te merkato, pasi po kërkojmë futbollistë. Nuk po i them pozicionet pasi ndikojnë te lojtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fitoren ia dedikoj tifozëve të Tiranës, pavarësisht se përballë kujt luajtëm. Tifozët bardheblu presin vetëm fitoren, prandaj ky triumf është për ta”, deklaroi Mema.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?