Mema: Laçi i fitoi të gjitha, lojtarët nuk luftonin në asnjë rast

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema ka mbetur shumë i zhgënjyer nga loja e futbollistëve të tij në humbjen 2-1 ndaj Laçit. Strategu i bardhebluve tha se lojtarët nuk luftuan ndërkohë që fajësoi edhe arbitrat për disa vendime.

“Një pjesë e parë apatike, pa dyluftime, i fitoi të gjitha Laçi. Futbolli është me dyluftime dhe të vjen keq që lojtarët nuk dyluftonin. Arbitrat? Më vjen keq të merrem me këto gjëra, le t’i shohin komisionet përkatëse. Kishte momente në zonën e Laçit për të cilat jam kurioz si do vepronte arbitri, nëse do ndodhnin në zonën tonë.

Ndryshimi në pushim? Një ndër gjërat që u kërkova ishte pikërisht kjo, pse nuk luajtën futboll që në fillim, duke mos treguar agresivitet që në fillim. Aq më tepër, pësuam dy gola që i falëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngo’o? Ka qenë i dëmtuar, nuk është stërvitur për 5 ditë dhe nuk mund ta futja titullar. I dhashë dorën në fund, dha gjithçka në fushë, luftoi dhe besoj se në vijim do jetë pjesë e formacionit. Ne duam lojtarë korrektë, të disiplinuar, që luftojnë në fushë.

Swiss Digital Mobile Reklama

E kemi diskutuar çdo javë, është e kotë të ndalem pa fund në këtë histori. Ndërrimi i trajnerit kaq shpesh? Unë zgjedh futbollistin që më jep më shumë, nuk ka futbollist të salduar si kapiten, përjetë. Asnjë futbollist nuk e ka vendin e sigurt, kjo është çështje e mbyllur”, deklaroi Mema.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?