Mema: Në futboll fitohet në fushë dhe jo me deklarata në media

Ardian Mema i është kundërpërgjigjur trajnerit të Laçit, Besnik Prenga në lidhje me duelin e raadhës në kampionat. Trajneri bardheblu theksoi se është shumë e rëndësishme që skuadra kryeqytetase të ketë vazhdimësi rezultatesh. Prenga ka deklaruar se në Laç nuk kanë çfarë kërkon as Tirana dhe as ekipet e tjera.

“Këto janë deklarata. Ndoshta ai do të motivojë ekipin e vet. Ne përqendrohemi te fusha e lojës, te mënyra si të sillemi aty. Këto gjërat e tjera janë për mediat. Në futboll nuk fitohet me deklarata.

Të them të drejtën, ekipi ka pasur entuziazëm, ka punuar goxha mirë. Jam i gëzuar për këtë pjesë, sepse stërvitja që kam bërë me lojtarët ka qenë e duhura. M’i prish pak planet ardhja e trajnerit të ri te Laçi, sepse i kishim bërë përgatitjet në bazë të filozofisë së lojës që aplikonte Memelli. Çdo trajner ka filozofinë e vet të punës dhe do të ndryshojë diçka në ekipin e vet. Këtë gjë bëra edhe unë, kur erdha te Tirana. Kisha filozofinë time të punës dhe lojës, ndaj këtë do të bëjë edhe Prenga te Laçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Laçi vjen nga një humbje. Unë isha në stadium dhe e pashë ndeshjen. Në Shqipëri nuk ka ekipe të pakalueshme, gjithsesi, por përqendrimi gjatë ndeshjes dhe përgatitja gjatë javës duhet të jetë në maksimum.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga diskutimet që kam pasur me lojtarët, në analizat e kësaj jave, ka qenë vazhdimësia. Ne duhet të kemi vazhdimësi në lojë, por edhe rezultate. Rezultati pozitiv e mban ekipin në tonus, në harmoni”, deklaroi Mema.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?