Mema: Pa tifozët ndeshje e vdekur, Partizani me meritë në krye
Trajner i Tiranës, Ardian Mema, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Kukësin u shpreh se mungesa e tifozëve do ta penaliëzojë jo pak ekipin. Strategu bardheblu deklaroi se nuk do ta nxirrte Partizanin kampion, por ata sipas tij janë me meritë në krye.
“Duhet të jemi të përqendruar. Na duhen pikët, jo për gjëra të tjera. Mund të luajmë keq dhe të fitojmë. Nuk flas dot për avantazh, Kukësi ka lojtarë shumë cilësorë. Fusha do ta tregojë se kush do të jetë ekipi me më shumë ekuilibër dhe më i përqendruar. Duhet kujdes, nuk kemi asnjë avantazh. Me tifozët po. Pa ta është si një ndeshje e vdekur. Pikët janë ato që na bëjnë mirë dhe do t’i kërkojmë me insistim.
Mungesa e tifozëve dhe Ngoo? Keqardhje e madhe që nuk do të jenë tifozët, pasi ata janë lojtari i 12-të. Ata mund të jenë edhe lojtari i parë. Na duhen me çdo kusht tani, janë përkrahje e madhe për ne. Në Durrës na dhanë ndihmë të jashtëzakonshme. Ngoo është gjithashtu i rëndësishëm, ekipi ka besim kur e ka atë në formacion. Edhe stoli na intereson, të gjithë janë të rëndësishëm, nga Ngoo e deri te lojtari më i ri. Duhet të jemi bashkë, të motivojmë njëri-tjetrit. Rikthimi i tij është pozitiv.
Tifozllëk për Partizanin? E kam thënë edhe pasi kemi fituar me Kukësin në fazën e tretë, një nga gjërat që nuk dua ta bëj kurrë është ta nxjerr kampion Partizanin. Kampionati i tillë është me pikë. Ndonjëherë iu bën nder, ndonjëherë jo. Ata i kanë pikët me meritë. Kukësi ka lënë pikë në momente të caktuara. Kampionati kështu është, gabimet duhet të jenë të pakta. Unë jam për lojë korrekte dhe të ndershme. Nuk më ka pëlqyer as kur isha futbollist. Ne si ekip pranojmë çdo rezultat të ndershëm. Nuk më intereson të më falë dikush, pasi ndryshe nuk do isha vetja.”
KOHA JONË SONDAZH

