Memam paralajmëron largimin nga Tirana: Mund të jetë ndeshja e fundit

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema ka paralajmëruar largimin nga Tirana pas humbjes së sotme 2-1 ndaj Luftëtarit.

“U bë gjatë gjithë kohës që flasim për anën psikologjike, por ekipi tregon se ka mundësi për të shënuar, për të luajtur mirë. Por, nuk e di arsyen pse pësojmë, dhe jemi të papërqendruar. Kam qenë nervoz në momentet se si jemi vendosur në goditjet standarde. Nuk mund të bëjmë kështu gabimesh ekipi i parë i Tiranës.

Është e vërtetë që klasifikimi thotë mbijetesë dhe Tirana është për mbijetesë. Nuk mund të llogaris asgjë tjetër përveç mbijetesës. Kur shënojmë gol dhe pësojmë dy më bën të shoh video dhe analizë por nuk kam se çfarë them.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të jetë ndeshja ime e fundit kjo do e bisedoj me drejtuesit e klubit pasi e kam thënë  që në fillim që brenda meje nuk ekziston fjala mbijetesë apo diçka e kësaj natyre. Tirana duhet të ketë forcën për të përballuar këto ndeshje, pasi ka edhe ndeshje të forta me Skënderbeun dhe Partizanin apo ekipet e elitës Unë me presidentin do ta diskutojmë dhe me krerët e klubit dhe do të shohim vazhdimësinë”, tha Mema

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?