Memushaj: Kundër Italisë isha gati për të kënduar të dyja himnet, bëj tifo për … (VIDEO)

Ledian Memushaj ka emigruar në Itali në vitin 1997. Mesfushori i kombëtares sonë duket se i ka realizuar ëndrrat e tij. Ai është rritur në qytetin e Peskarës dhe arriti të luante me shiritin e kapitenit në krah për këtë ekip, në Seria A. Vlonjati kaloi një vit te Benevento por u kthye përsëri te Pescara.

Në një intervistë të gjatë për “Rete8” ai tregon momentin kur ky ekip u ngjit në Seria A. “Natën kur siguruam kalimin në Seria A, isha në grumbullim me kombëtaren në veri të Francës. Një vend i humbur dhe nuk punonte mirë as interneti. Ndeshjen e lexoja me tekst dhe po vija vërdallë në dhomë si i çmendur. Në fund u lumturova shumë, madje po e pranoj, më shpëtoi edhe një pikë loti” shprehet Memushaj.

Ai tregon edhe për sfidën me Italinë kundër Shqipërisë. “Të ishte për mua do t’i këndoja të dy himnet në eliminatoret e Botërorit. Të Italisë e këndova në një moment me vete, pasi tashmë e kam mësuar. Jam rritur me golat e Ronaldos së vërtet, ndaj mund të them se bëj tifo ose e thënë më mirë mbështes Interin ”, shtoi 31 vjeçari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?