Memushaj: Nuk më interesojnë golat personal, dua që Pescara të ngjitet në Seria A
Mesfushori i kombëtares së Shqipërisë, Ledian Memushaj synon që të ngjitet sërish në elitën e futbollit italian me skuadrën e Pescarës. Futbollistit të kuqezinjve tanë nuk i interesojnë arritjet personale, por vetëm sukseset e ekipit.
“Nëse do të kishim mundur Ascoli-n, do të ishim ngjitur në krye të renditjes dhe do të parakalonim Palermon, prandaj them se kemi lënë pikë të rëndësishme. Sa i përket gjërave të tjera, mbetemi të qetë, natyrisht. Nuk ishim të aftë të shfrytëzonim superioritetin numerik, pasi Ascoli u mbrojt shumë mirë.
Në sezonet e kaluara, këtu te Pescara kam shënuar disa gola dhe kam asistuar shpeshherë shokët e skuadrës, por këto janë vetëm disa statistika dhe numra. Gjëja që ka rëndësi është ngjitja sa më parë në Serie A, aty ku Pescara e meriton të jetë”, deklaroi Memushaj për Rete8.
KOHA JONË SONDAZH

