FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Menaxheri i Kroos: Për Haaland duhen 250-300 milionë euro!

Menaxheri i futbollistëve (mes shumë të tjerësh edhe i Toni Kroosit), Volker Struth, mendon se Erling Haaland do i kushtojë skuadrave që do të jetnë të interesuara për të deri në 300 milionë euro. Në intervistën për “Sport Bild”, ai evidenton se lëvizja mund të kryehet gjatë merkatos së verës.

“Haaland ka një klauzolë lirimi. E gjithë paketa, ku përfshihet gjithashtu paga pesëvjeçare dhe komisioni për menaxherin do të shkojë 250 deri në 300 milionë euro. Edhe nëse Bayerni do të kishte para, ata nuk do ta bënin. Do të bëhej skandal i madh nëse një lojtar në Gjermani do të fitonte 50 milionë”, deklaroi agjenti i Kroos.

Haaland, aktualisht i dëmtuar, iu bashkua Dortmundit në janar të vitit 2020 nga austriakët Salzburgut dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Ka shumë klube të interesuara për nënshkrimin e tij, duke përfshirë Realin, Chelsea-n apo Barcelonën.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?