Mendes zbarkon në Torino, pritet takim me Juven për Ronaldon

Cristiano Ronaldo dhe Juventusi pritet të vijojnë së bashku edhe për sezonin e ri. Kjo është ndjenja që ka shoqëruar kohët e fundit fjalimet e bardhezinjve  për të ardhmen e sulmuesit portugez.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë nuk do të largohet nga Torino dhe për këtë arsye agjenti i tij, Jorge Mendes, i cili së fundmi ka qenë i pranishëm në prezantimin zyrtar të Josè Mourinho si trajner i Romës, do të ketë edhe një takim me drejtuesit e Juventusit për të përcaktuar qëndrimin e lojtarit në Serie A edhe në sezonin e ardhshëm.

Cristiano e ka kuptuar që skuadra e vetme që mund të garantojë pagën aktuale është Juventusi. Momentalisht pavarësisht aludimeve apo zërave që qarkullojnë në merkato se portugezi mund të largohet nga zonja e vjetër, duket se nuk ka asgjë të vërtetë, i vetmi klub që mund t’i garantojë plostësimin e kërkesave është Juventusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?