FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mensah: Ishim të lodhur në Kupë, me punë do të vijnë golat

Emanuel Mensah ishte në krahë të trajnerit Gega në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Luftëtarit. Sulmuesi ganez beson se shumë shpejt do të shpërblejë besimin e trajnerit duke shënuar gola.

“Duhet të jemi më krijues në sulm, për të shënuar më shumë. Pasimi final duhet më i saktë dhe duhet përqendrim më i madh. Ishte një ndeshje e vështirë, për kundërshtarin, por edhe sepse udhëtuam për 3 orë, pas lodhjes kundër Kukësit.

Mungesa e golit? Janë gjëra që ndodhin, duhet të vazhdojmë të punojmë, do të vijnë edhe golat. Unë dua të shënoj në çdo ndeshje, edhe në miqësore. Do kërkojmë maksimumin, nuk e kemi më luksin të gabojmë. Derisa të jemi matematikisht kampionë, nuk bëjmë dot asnjë llogari.

Swiss Digital Desktop Reklama

E ardhmja? Çdo lojtar ëndërron të shkojë në kampionate të rëndësishme. Partizani është një vend i mirë për të punuar fort dhe për të synuar transferimin në një kampionat më cilësor. Shpresoj të ndodhë”, u shpreh Mensah.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?