Mercedes hedh në gjyq Osimhen, nuk ka shlyer këstet e makinës që mori me leasing

Victor Osimhen vazhdon të jetë protagonist në fushë me Galatasaray, ku është shumë pranë fitimit të një tjetër titulli. Sulmuesi nigerian ka realizuar 20 gola këtë sezon dhe ka qenë vendimtar edhe në përballjen direkte për titull ndaj Fenerbahçe, të fituar bindshëm 3-0 nga skuadra e tij.

Megjithatë, jashtë fushës situata nuk është aspak e qetë për ish-lojtarin e Napoli. Sipas raportimeve të La Repubblica, Osimhen është kallëzuar për përvetësim të paligjshëm nga Mercedes-Benz Financial Services Italia, për një shumë rreth 90 mijë euro të papaguara.

Ankesa është depozituar në një komisariat në Milano, pasi lojtari dyshohet se në vitin 2023 kishte nënshkruar një kontratë leasing për një makinë luksoze, konkretisht një Mercedes GLE hibride. Sipas padisë, Osimhen nuk ka shlyer këstet e automjetit, të cilat arrijnë në total rreth 90 mijë euro dhe rezultojnë të papaguara. Për më tepër, thuhet se ai nuk e ka kthyer ende automjetin te kompania.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, sulmuesi nigerian njihet për pasionin e tij për makinat luksoze. Gjatë kohës te Napoli, ai është parë shpesh në timonin e një Mercedes-Benz G-Class, ndërsa në garazhin e tij raportohet se ka edhe një Rolls-Royce Cullinan, si dhe dy modele të Lamborghini, përfshirë një Urus dhe një Revuelto me vlerë shumë të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

La Mercedes denuncia Osimhen: 90mila euro di arretrati per una Gle presa in  leasing

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?