FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mërgim Mavraj firmos me Aris, do të luajë në një ekip me Bashën

Mërgim Mavraj më në fund ka gjetur skuadër për sezonin e ri. Mbrojtësi i kombëtares është transferuar te ekipi i Arisit të Selanikut, pasi ka arritur marrëveshjen për të nënshkruar një kontratë dy-vjeçare me klubin grek.

Te Arisi, Mavraj do të ketë shok skuadre Migjen Bashën i cili u transferua në Selanik rreth një muaj më parë. Lajmi për arritjen e marrëveshjes u konfirmua për mediat greke nga presidenti i Arisit të Selanikut Theodor Karipidis, i cili në profilin e tij zyrtar ka hedhur një foto të Mavrajt me klubin e tij të ri.

Mbrojtësi ka firmosur tashmë kontratën me klubin grek dhe pas angazhimit me kombëtaren kuqezi do ti bashkohet skuadrës së tij të re.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?