Merr formë “Arena Kombëtare”, shikoni pamjet e stadiumit të ri (VIDEO)

“Arena Kombëtare” duket se po merr formë dhe shumë shpejtë do të jetë gati për Kombëtaren. Pamjet janë shpërndarë nga Federata Shqiptare e Futbollit në faqen zyrtare në “Facebook”.

Impianti do të jetë “shtëpia” e re e kuqezinjve, që jo vetëm do të jetë me kushte moderne, por mbi të gjitha do të jetë i mbuluar, kështu që edhe tifozët nuk do të “preken” nga reshjet gjatë prezencës në shkallët e stadiumit. Mbeten për t’u kompletuar shkallët e stadiumit dhe disa pjesë të tjera, për të kompletuar impiantin më modern në Shqipëri. Deri më tani Kombëtarja ka luajtur në “Elbasan Arena” ose në “Loro Boriçi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?