FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesfushori i Frankfurtit mundi Lazion në ditën më të vështirë të jetës së tij

Frankfurti mori dje një fitore të madhe në shifrat 3-1 ndaj Lazios, por për një nga futbollistët e saj Lucas Torro ka qenë një ndeshje shumë e vështirë.

Në përfundim të ndeshjes ai shpërtheu në lot. Shokët iu bashkuan të gjithë dhe trajneri Adi Hutter i komunikoi grupit se atë që vetëm ai dhe futbollisti spanjoll dinin: vëllai 27-vjeçar i Toro ishte ndarë nga jeta në mbrëmjen para ndeshjes.

Entuziazmi për fitoren 4-1 në ndeshjen e Europa League kundër Lazio u shua menjëherë për tragjedinë ndaj mesfushorit. Trajneri i Enitracht deklaroi: “Lucas më bëri të ditur para ndeshjes tragjedinë, por donte të luante me çdo kusht. E pyeta disa herë, pastaj e lashë vendimin në dorën e tij. Ne i qëndrojmë pranë dhe ky hidhërim na zbeh gëzimin e fitores”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?