Mesfushori i kombëtares shkëlqen në Sllovaki, shënon super gol (VIDEO)

Kristi Qose, i cili aktivizohet në Sllovaki tek Ruzomberok, ka rezultuar vendimtar për fitoren e ekipit të tij, 3-2 ndaj Slovan Bratislavës.

Ruzomberoku po fitonte 2-1, ndërsa në minutën e 72-të, mesfushori i kombëtares shënoi një gol mjaft të bukur nga hyrja e zonës me të majtën, gol i tretë që në fund rezultoi vendimtar, pasi kundërshtari shënoi edhe të dytin në minutat e fundit të ndeshjes.

Me këtë fitore, ekipi i shqiptarit ngjitet në vendin e tretë, vend që të siguron edhe pjesëmarrjen në Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?