FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mesfushori serb i Lazios bën gati valixhet, tifozët e ofendojnë: Cigan!

Lazio nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 mbrëmjen e djeshme ndaj Sampdorias në duelin e zhvilluar në “Olimpico”. Tifozët bardhekaltër kanë mbetur shumë të zhgënjyer nga loja dhe rezultatet e ekipit lacial dhe së fundmi kanë filluar që të sulmojnë edhe futbollistë të caktuar.

“Pre” e ultrasve ka qenë mesfushori serb, Milinkovic-Savic, i cili po kalon një sezon shumë të dobët, duke mos arritur që të tregojë vlerat e tij. “Milinkovic cigan”, kanë shpalosur një parullë tifozët e Lazios duke ndezur edhe më shumë zërat për një largim të mundshëm të mesfushorit, por tashmë në pikën më të ulët të tij në aventurën te Lazio.

Futbollisti serb po paguan edhe lodhjen nga Kupa e Botës, teksa duket se ende nuk e ka gjetur formën më të mirë fizike. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?