Mesi dhe Ronaldo, 9 ndeshje për të mësuar fituesin e trofeut “Pichichi”

Lionel Mesi dhe Kristiano Ronaldo vijojnë duelin e ashpër në La Liga dhe jo vetëm. CR7 është rikthyer te performanca e tij më e mirë në fushë me Realin e Madridit, ndërsa “Pleshti” kurrë nuk ka lënë ndonjë hije dyshimi për cilësitë e tij.

Tashmë që kanë mbetur edhe 9 javë nga fundi i këtij sezoni vijon të mbetet e nxehtë gara mes tyre për titullin e kryegolashënuesit të La Ligas, ose siç njihet në Spanjë, “Pichichi”. Që nga edicioni i 2010-ës ky trofe është ndarë gjithnjë mes tyre. Sezonet 2010, 2012, 2013 dhe 2017 kanë kurorëzuar Mesin, ndërsa 2011, 2014 dhe 2015 Kristiano Ronaldon.

Vetëm Luis Suarez ka mundur të ndërhyjë mes tyre duke qenë golashënuesi më i mirë në Primera Division në fund të sezonit 2015-2016. Mesi aktualisht kryeson me 25 gola, 3 më shumë se Ronaldo, por vetëm gjatë fazës së dytë portugezi numëron 18 gola, ndërsa Mesi vetëm 8 finalizime.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?