FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mësohen tre ekipet e fundit për grupet e Championsit, surprizën e bëjnë serbët (VIDEO)

Benfica, PSV dhe Crvena Zvezda janë tre skuadrat e fundit që kanë siguruar një biletë për në grupet e Champions League.

Benfica u kualifikua falë fitore me “poker” në Greqi 1-4 ndaj PAOK. Portugezët e nisën ndeshjen në disavantazh që në minutën e 13-të pas golit të vendasve me Prijovic, por reagimi i tyre ishte menjëhershëm. Jardel, Salvio nga pika e bardhë dhe Pizzi shënuan tre gola në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën Salvio shënoi dhe golin e katërt. Ndeshja e parë ishte mbyllur 1-1 në Portugali.

PSV siguroi kualifikimin falë një tjetër fitoreje, këtë herë 3-0 në shtëpi ndaj BATE-s. Bergëijn, de Jong dhe Lozano ishin autorët e golave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Crvena Zvzeda ndërkohë u kualifikua në mënyrë surprizë pasi barazoi 2-2 në Austri ndaj Salzburgut, teksa ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim pa gola në Serbi. /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama



SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?