Messi: Champions League special, është si kremi mbi tortë
Nuk ka dyshime qe Barcelona këtë sezon si prioritet ka Champions League, por Lionel Messi nuk kërkon që të tolerohet në asnjë kompeticion. Ylli argjentinas ishte i papërmbajtshëm në sfidën ndaj Tottenhamit duke shënuar dy gola.
“Champions League është si kremi mbi tortë për të gjithë, por për të shkuar në këtë skenë duhet që të jesh i mirë edhe në kampionat dhe Kupë. Duhet të performosh mirë në kamionat, për të bërë mirë në Champions.
Nuk do të veçojmë ndonjë kompeticion. Champions League është special, por duhet të luftojmë edhe në La Liga dhe në Kupën e Mbretit”, deklaroi Messi pas fitores ndaj Tottenhamit.
“Ne ishim të ndërgjegjshëm për rezultatet që kishim marrë së fundmi dhe e vërteta është që kjo ishte një provë e fortë, për rivalin si edhe kompeticionin. Asgjë nuk është e lehtë kur vjen si ekipi mik në një sfidë Champions-i. Për më tepë që Tottenham-i ka lojtarë të mëdhenj. Bëmë një ndeshje të mirë, ishim super sidomos në 45 minuta e para”, deklaroi “pleshti”./Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

