FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi e Cristiano bojkotojnë çmimin “The Best”

As Portugalia, as çmimet: Për Cristiano Ronaldo-n ekziston vetëm Juventusi.

Pas mungoi në çmimet UEFA, portugezi ka vendosur të mos shkojë as në Londër për “FIFA The Best”, ku është kandidat së bashku me Modric dhe Salah, për çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit.

Një vendim i justifikuar –sipas klubit bardhezi- për shkak të ndeshjeve të mesjavës, ku Juventus do të përballet me Bolonjën, disa ditë para sfidës kundër Napolit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, Juve ka mbërritur nga Frosinone në orën 3 të mëngjesit. Sot është gjysmë-dite pushim, ku nesër fillojnë përgatitjet për ndeshjen ndaj Bolonjës dhe në mënyrë për të evituar lodhjen dhe ndonjë vonesë të paparashikuar, është vendosur që CR7 të mos udhëtojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe pse ky version është i besueshëm, janë të shumtë ata që mendojnë se ky refuzim ka ardhur, për shkak se Modric është pretendenti kryesor për ta fituar këtë çmim.

Dhe përveç Cristiano Ronaldo-s, as Lionel Messi nuk do të jetë i pranishëm në këtë ceremoni. Messi ka deklaruar se ky vendim është marrë për “arsye familjare”. Megjithatë ai nuk ndodhet në listën e tre finalistëve, që përbëhet nga Cristiano Ronaldo, Luka Modric dhe Mohamed Salah.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?