Messi fiton Ligën e Kupës në Amerikë, bëhet lojtari me më shumë trofe në histori (VIDEO)

Lionel Messi fitoi trofeun e parë në tokën amerikane teksa ylli argjentinas ishte protagonist në finalen e Ligës së Kupës për Inter Miamin ndaj Nashville, të fituar me penallti pasi koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1.

Ishte pikërisht Kampioni i Botës ai i cili zhbllokoi shifrat në pjesën e parë teksa realizoi një super gol në minutën e 23-të. 36-vjeçari shënoi me të majtën në hyrje të zonës kundërshtare dhe e dërgoi topin në trekëndësh për të mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar.

YouTube player

Nashville barazoi shifrat në pjesën e dytë me anë të Picault. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund dhe për të vendosur fituesin u desh lotaria e penalltive. Nga 11-metrat, Inter Miami ishte më e saktë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Messi u bë lojtari me më së shumti trofe të fituar në historinë e futbollit pasi fitoi Kupën e Ligës në futbollin amerikan, trofeu ky numër 44 në karrierën e tij. Ky trofe bashkohet kabinetit pothuajse të tejmbushur, duke përfshirë 10 tituj të La Ligës, katër fitore në Ligën e Kampionëve, shtatë Copa Del Reys, tetë Superkupa të Spanjës, tre Kupa të Botës për Klube të FIFA-s, tre Superkupa UEFA, Kupën e Botës FIFA, Finalissima, Kupa e Amerikës, një Gold Olimpik, një Kupë Botërore U20, dy tituj të Ligue 1 dhe një Trophée de Champions.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?