Messi i thur elozhe portierit të Argjentinës: Është një fenomen!

Argjentina ka siguruar finalen e Copa America-s pasi ka mundur Kolumbinë me penallti në gjysmëfinale. Albiceleste do të përballen me Brazilin ditën e diel. Leo Messi ka folur për kanalet zyrtare të kombëtares, duke i thurur elozhe portierit Emilionao Martinez:

“Edhe në edicionin e mëparshme grupi ka qenë i fortë, tani ka ardhur finalja. Ka qenë e vështirë, por e meritojmë, sepse e kemi kërkuar. Ka qenë e vështirë, por ne kemi Emiliano Martinez, që është një fenomen. Kemi arritur objektivin për t’i luajtur të gjitha ndeshjet, tani mendojmë për finalen”, deklaroi Messi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?