Messi ju kundërpërgjigj mbrëmë Ronaldos, ja rekordi i ri i “Pleshtit”
Mbrëmjen e djeshme ishte radha e Lionel Messit të vendoste një rekord të ri në Ligën e Kampionëve, duke e lënë pas Cristiano Ronaldon. Goli ndaj PSV në fitoren 1-2 ka qenë i një rëndësie të madhe për argjentinasit, që ka vendosur rekord të ri.
Messi bëhet kështu lojtari me më së shumë gola të shënuar në Ligën e Kampionëve me një skuadër, pra 106 me Barcelonën. Ai ka lënë pas Cristiano Ronaldon, që kishte shënuar 105 gola me Real Madridin në këtë garë dhe deri dje e mbante ai rekordin.
Pas ndeshjes Messi u shpreh: “Jam i lumtur për rekordin e ri të vendosur me 106 gola të shënuar, por nuk brengosëm shumë për statistikat. Fitorja dhe vendi i parë janë më të rëndësishëm”.

KOHA JONË SONDAZH

