Messi largohet nga fusha i gjakosur, tifozët e United i kujtojnë Ronaldon (VIDEO)

Lionel Messi në mesin e pjesës së parë u largua nga fusha për të kërkuar ndihmë mjekësore. Tifozët e Manchester United ndërkohë nuk treguan aspak dhembshuri për argjentinasin.

Këta të fundit nuk kanë nguruar t’i këndojnë në kor, në këtë rast, “Viva Ronaldo”. Një tjetër “shuplakë” për kapitenin e Barcelonës, teksa u detyrua të dilte me fytyrën e gjakosur nga kuadrati i blertë i “Old Trafford”.

Pasi mori trajtim nga ekipi mjekësor i Barcelonës, në anë të fushës, mbështetësit e “Djajve të Kuq” shfrytëzuan rastin për ta sulmuar Messin, duke i kujtuar rivalin e tij më të madh, CR7, që mbetet idhull në Manchester.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?