FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi mund të votojë në zgjedhjet e 26 majit në Itali

Për shumë Leo Messi është një poet i futbollit, pasi me kryeveprat e tij ka arritur që të bëjë për vete shumë tifozë në të gjithë botën. Së fundmi është zbuluar se ai ka një lidhje të veçantë me qytezën Recanti në Itali.

Sipas “Corriera della Sera”, sulmuesi i Barcelonës ka shtetësi të dyfishtë Italo-Argjentinase dhe është regjistruar në zyrën e regjistrimit të komunës Marche, në regjistrin e rezidentëve jashtë vendit.

Jo vetëm kaq, por atij i është dërguar një certifikatë e rregullt elektorale, për të votuar për zgjedhjet e parashikuara më 26 maj. Në fakt, në një intervistë për “Corriere della Sera” disa vjet më parë, “Pulce” zbuloi se ai kishte origjinën italiane, duke pranuar se nuk kishte qenë kurrë në Recanati, nga ku në fund të viteve 800, u nis për Argjentinën stërgjyshi Angelo. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?