Messi rrëmben për herë të pestë “Këpucën e Artë”: Ëndërroja të bëhesha profesionist …

Leo Messi mori të pestën “Këpucë të Artë”, duke rrëmbyer një më shumë se rivali i tij më i madh, Cristiano Ronaldo, trofe që e shpërblen atë si golashënuesin më të mirë të Europës në sezonin e kaluar. Ylli argjentinas e mori çmimin nga duart e drejtorit të “MARCA”, Juan Ignacio Gallardo. Vetë Messi ishte shumë i përulur në fjalët e thëna, pas marrjes së trofeut: “Nuk e prisja gjithë këtë. Kur fillova të luaj, ëndrra ime ishte të bëhesha profesionist në futboll.

Më pëlqen puna, përpjekja dhe, mbi të gjitha, shokët e skuadrës. Jam në skuadrën më të mirë në botë, kam lojtarët më të mirë në botë te Barcelona dhe kjo e bën gjithçka më të lehtë, që unë t’i fitoj këto çmime”.

Rivali në Champions? Në emër, Lyon nuk ishte një nga më të fortët në short, por do të jetë e komplikuar përballja me ta. Ka kohë deri në shkurt, shumë gjëra mund të ndodhin. Nuk e dimë se si kundërshtari do të jetë në atë periudhë, as se si do të jemi ne. Parashikoj një ndeshje të vështirë”, deklaroi Messi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?