FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Messi thyen magjinë”-shkruajnë mediat britanike

Shtypi britanik është dorëzuar përsëri para Leo Messit dhe Andres Iniesta. Ylli argjentinas ka thyer magjinë e Chelsea-it, duke i shënuar të parin gol, ndërsa Iniesta, nga ana tjetër, konfirmohet njëlloj “bishe e zezë” për ekipin nga “Stamford Bridge”.

Titujt si “Messi thyen zemrën e Chelsea”, apo “Mallkim” ishin më të spikaturit në mesin e shtypit britanik të mërkurën. Gazetat britanike, gjithashtu, shprehin keqardhje për fatin e keq të Chelsea kundër Barcelonës, edhe pse pranojnë se fitorja përfundimtare e bluve u çua dëm nga një gabim i Andreas Christensen, i cili, sipas tyre, ka të bëjnë pikërisht me atë mallkim, që ka Ineista me Chelsea.

“Chelsea erdhi aq afër mposhtjes së Barcelonës, por gabimi i Christensen bëri që Messi të barazojë golin e Willian”, – citon “Daily Mail”, ndërsa “Daily Star” raporton se “Messi “anulon” golin e parë të Willian, për t’i dhënë Barcelonës një gol vendimtar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Daily Mirror”, ndërkohë, theksoi se “Barcelona u përpoq t’i zgjidhte gjërat nga fillimi, me qarkullim të dendur të topit dhe posedim të tij, por kishte vështirësi në gjetjen e rrugës drejt portës së Chelsea”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?