FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Messi zgjedh pasuesin e Valverdes, është trajneri që e mundi javën e fundit

Messi tashmë e ka bërë zgjedhjen e tij. Argjentinasi duket se e ka vendosur të ardhmen e Ernesto Valverdes, i cili nuk do të qëndrojë shumë gjatë në stolin e Barcelonës. Kontrata e trajnerit nuk do të rinovohet.

Sipas “Don Balon”, lojtarët me peshë të ekipit, të udhëhequr nga Messi, nuk përshtaten me stilin e tij të lojës.  Ata do të luftojnë për të fituar të gjithë trofetë e mundshëm, por sapo të përfundojë sezoni, në varësi të rezultateve, mund të ndodhë një revolucion në skuadër. Ajo që duket qartë është një gjë: Messi ka një të preferuar dhe ai është trajneri i Real Betis, Quique Setien.

Stili i tij i lojës pëlqehet shumë nga kapiteni i katalanasve, ashtu si edhe nga lojtarët e tjerë të ekipit, si Busquets apo Pique, që shohin tek ai pasuesin e Guardiolë-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Image result for Quique Setien

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?