Messias: Milani ëndërr e bërë realitet, kam vuajtur shumë për ardhur këtu!
Junior Messias po kalon orët e para si futbollist i Milanit teksa gëzimi është i madh për të. Duke folur për kanalin e klubit ai e ka cilësuar si një ëndërr të bërë realitet.
“Milani është skuadra e zemrës sime dhe jam i lumtur që jam këtu. Jam i përulur dhe punoj për grupin, kjo është forca ime. Kam luajtur në rrugë me shokët, por ndonjëherë këtë e kam bërë edhe vetëm. Nëse kishte hapësirë për të goditur topin, e bëja edhe vetëm. Prindërit më kanë mbështetur gjithmonë, pastaj familja ime, gruaja dhe fëmijët e mi. Ndryshimi erdhi me ata.
Kur mbërrita në Itali, gjithçka ishte ndryshe. Nuk isha larguar kurrë nga fshati im. Ishte një botë krejt tjetër, ku nisa të punoja menjëherë. Në një moment të caktuar nuk besoja më se mund të bëhesha futbollist dhe luaja vetëm për t’u argëtuar. Por puna që bëja më bëri që të shohë vlerat e jetës dhe të më shtyjë aq shumë.
Kam arritur deri këtu pasi kam punuar shumë, kam vuajtur, kam sakrifikuar. Duhet sakrificë, duhet punë. Asnjëherë nuk kam menduar të arrija kaq lart, por kam punuar dhe ëndrrat bëhen realitet, duhet të besoni”, deklaroi Messias.
KOHA JONË SONDAZH

