Mezani: Nuk do të imitoj Likën, fitorja me Teutën na jep shpresë

Vetëm dy ditë në krye të skuadrës, por që ndikuan për t’u ndërruar “fytyrën” Luftëtarit. Gentian Mezani me të drejtë u shfaq i buzëqeshur pas fitores mbresëlënëse ndaj Teutës, duke theksuar se problem i skuadrës ka qenë thjesht psikologjik.

“Në dy ditë nuk munda të ndryshoja shumë, deri diku problemi ka qenë psikologjik dhe kam punuar në atë aspekt. Rezultoi pozitive sot dhe morëm tre pikët. Duhet të bëjmë të pamundurën se po nuk morëm të tjera pozitive, ky rezultat sfumohet, tani të vazhdojmë të punojmë dhe të shohim përpara. Që të dalim nga kjo situatë sa më shpejt, duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Nuk mendoj të arrij suksesin e vjetshëm të Likës. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje dhe të dalim nga kjo situatë.

Unë jam tip që mundohem të dëgjoj lojtarët, t’i bind për atë që mendoj se është më e mira. Nuk përtoj t’ua kërkoj një gjë të tillë. Cilësitë dihen, blerjet e reja nuk i kam vënë re shumë, por në ato pak ndeshje që kam parë, i kanë shfaqur. Është e vështirë që një i ri të ingranohet menjëherë në një skuadër të gatshme. Plus mungesat bëjnë të tyren, Por cilësitë janë dhe këtu u binda për të marrë skuadrën. Kjo fitore na jep frymëmarrje dhe moral, por kjo skuadër ka nevojë për mbështeje. Do t’ia dalim nga ndeshja në ndeshje”, deklaroi Mezani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?