Mezani paralajmëron Skënderbeun: Në fushën tonë jemi të fortë, nuk humbim pikë

Luftëtari ka rigjetur një ritëm tjetër në kampionat nën drejtimin e Gentian Mezanit. Strategu i gjirokastriteve ka marrë dy fitorenga tre ndeshje në total. Sfida e radhës për bluzinjtë do ta vërë përballë Skënderbeut, por Mezani është shfaqur optimist për një rezultat pozitiv në këë ndeshje.

“Pas ndeshjes me Kamzën ekipi ka një moral tjetër dhe ka treguar se ka forcë për të arritur tek fitorja. Gjithashtu ka forcë për të mos humbur pikë dhe ka forcë për të bërë më të mirën në fushën e saj. Skuadra është përgatitur mirë në këto dy ditë. Nuk kemi pasur shumë kohë për të bërë gjëra shumë të mëdha. Jemi munduar që të rikuperojmë disa lojtarë që janë shfaqur më të lodhur se disa të tjerë. Nesër do të jemi në fushë për të marrë më të mirën e mundshme ndaj Skënderbeut. Skuadra është gati për këtë ndeshje.

Uroj që çdo lojtar që do të luajë, të japë më të mirën, pasi është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne që të kemi vazhdimësi. Na rikthehet Ramadani dhe është diçka pozitive për skuadrën. Të vetmit që do të mungojnë janë Rroca, Jakovljeviç dhe Aleksi”, deklaroi Mezani.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?