Mezani “ringjall” Luftëtarin, fitore spektakolare ndaj Teutës
Gentian Mezani ka debutuar në mënyrën më të mirë te skuadra e Luftëtarit. Skuadra gjirokastrite ka dhuruat spektakël ndaj Teutës, duke fituar bindshëm 3-1 dhe kthyer shpresën jo thjesht për qëndrimin në Superiore, por edhe për të përsëritur suksesit e sezonit të kaluar, në fund të të cilit siguruan për herë të parë në histori pjesëmarrjen në Europë.
Vendasit u shfaqën me tepër grinte, duke dominuar kundërshtarin, teksa në minutën e 37-të, Vasil Shkurtaj, i shërbyer në zonë nga Radovic, mposhti portierit Hidi. Në pjesën e dytë, vendasit shënuan një super gol me Rapon. Luftëtari nuk u ndal me kaq. Vetëm 4 minuta më vonë, Vasil Shkurtaj provoi me një goditje të fortë nga distanca që u ndal në rrjtën e portierit Hidi.
Teuta më pas mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Sidibesë, por gjeti golin e flamurit me Latif. Ky gol nuk e rrezikoi suksesin e Luftëtarit, që “zgjohet” frikshëm me Mezanin në stol, duke marrë 3 pikët e para në këtë sezon.
KOHA JONË SONDAZH

