FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Migen Memelli i bashkohet sulmit të Tërbunit, për në Superiore

Tërbuni i Pukës bën goditjen më të bujshme të merkatos së dimrit mes skuadrave të Grupit A, në Kategorinë e Parë. Si të mos mjaftonte fakti që pas pjesës së parë të këtij sezoni, pukjanët kryesojnë grupin e tyre, për të pasur më tepër siguri drejt objektivit që është ngjitja në Kategorinë Superiore, Tërbuni afron sulmuesin e mirënjohur shqiptar, Migen Memelli, i cili ka arritur të shpallet edhe dy herë golashënuesi më i mirë i Superligës. Lajmin e konfirmoi vetë administratori i klubit, Grand Frroku. – “Sulmuesi Migen Memelli ka firmosur për ne. Kjo është dhurata për tifozët tanë. Dihet që synimi ynë është ngjitja në Superiore dhe jam i bindur se do ta realizojmë”, deklaroi Frroku. Gjatë pjesës së parë të këtij sezoni, Memelli u aktivizua me ekipin e Laçit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?