Milan-Inter, Spaleti dhe Gatuzo japin mesazhet para derbit vendimtar
Nesër do të zhvillohet derbi i Madoinës, teksa Milan dhe Inter do të masin forcat në atë që mund të cilësohet si “treni i fundit” për kuqezinjtë në synimet për të arritur në zonën Champions.
Për strategun e zikaltërve, Luçiano Spaleti, derbi është një ndeshje tepër e veçantë, ku përkushtimi duhet të jetë i madh. Gjithashtu numri një i stolit kërkon që në fushë të zbresë një skuadër e egër dhe që duhet të fitojë për të arritur objektivat sezonal.
“Jemi një skuadër e ekuilibruar, por sigurisht që kemi ende shumë punë për të bërë. Duhet të tregohemi që jemi një skuadër e egër, me dëshirë të madhe për të fituar, për të arritur maksimumin. Duhet të tregohemi të tillë nëse duam që të arrimë objektivat sezonal. Derbi nuk është një ndeshje si gjithë të tjerat. Nëse siguron tre pikët, të jep një kurajë shumë të madhe brenda vetes, për të bërë akoma edhe më mirë në javët në vazhdim. Jemi shumë të vetëdijshëm për kualitetin që kemi, por edhe për shkallën e vështirësisë që ka ndeshja. Do të japim më të mirën”, tha Spaletti
Milani ndërkohë po kalon një moment shumë pozitivë, teksa nuk pritet që të ndihet aspak lodhja në Kupë ndaj Lacios. Trajneri Xhenaro Gatuzo ka lëshuar një mesazh të qartë për rivalët në konferencë për shtyp.
“Do ndeshemi ndaj një kundërshtari që është më lart se ne në renditje. E dimë shumë mirë se çfarë ndeshjeje na pret, por ne do të tregojmë se jemi të gatshëm. Duhet të jemi të kthjellët përgjatë të gjithë 90-minutëshit. E kam të lehtë të them që jemi të lodhur për shkak të ngarkesës, por nuk është kështu. Derbi është ndeshje që mbetet gjatë në mendjet e njerëzve dhe vend për t’u ankuar nuk ka. Milan është një skuadrat më të mëdha të botës. Ndaj Interit nuk na lejohen hapat e gabuar”, tha Gatuzo.
KOHA JONË SONDAZH

