Milan nuk gabon të dytën, fundos Romën me rezultatin 2-1 falë Cutrone

Milan i Gennaro Gattuso-s ka marrë 3 pikët e para të kampionatit në frymën e fundit. Kuqezinjtë, në fakt, kanë arritur të mundin 2-1 Roma-n e Di Francesco-s falë një goli të Cutrone-s në minutën e 95-të.

Ka qenë Calabria, mbrojtësi që shënoi edhe kundër Napoli-t, ai që ka krijuar rastin e parë të rrezikshëm të sfidës së luajtur në “San Siro”. Lojtari ka marrë një passim të bukur nga Calhanoglu në zonën e rreptësisë, por goditja e tij ka shkuar sipër traversës.

Në minutën e 35-të ka ardhur përgjigja e miqve, të cilët kanë shkuar afër golit me Patrick Schik, por Donnarumma ka shpëtuar portën me një pritje të bukur. Pesë minuta më vonë ka ardhur goli i Kessie që ka zhbllokuar takimin dhe ka kaluar në avantazh skuadrën e Gattuso-s.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pesë minuta pas fillimit të pjesës së dytë ka qenë Edin Dzeko që ka shpërdoruar një rast të artë, me topin që ka përfunduar afër shtyllës së majtë. Problemet e treguara nga kuqezinjtë në mbrojtje, në takimin kundër Napoli-t, janë parë edhe në minutën e 59-të, kur Fazio ka barazuar për verdhekuqtë pasi mbrojtja vendase nuk ka arritur të largojë topin në mënyrën e duhur nga zona e rreptësisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithsesi, 3 minuta më pas Milan është kthyer në avantazh me Gonzalo Higuain, por goli është anuluar pas ndërhyrjes së VAR, që ka qenë përsëri protagonist në minutën e 81-të, duke anuluar golin e realizuar nga N’Zonzi, që ka kontrolluar topin me dorë para se ta dërgonte në rrjetë.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej barazim, ka ardhur goli i Cutrone që i ka dhuruar një fitore shumë të rëndësishme vendasve. Pas një asisti perfekt nga Higuain, sulmuesi i ri i “Djallit”, ka mposhtur me lehtësi Olsen dhe i ka dhuruar 3 pikët milanezëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?