Milani e zëvendëson Donarumën me një 35-vjeçar në verë
Negociatat e Milanit për një portier me eksperiencë po shkojnë drejt fundit të lumtur. Skuadra kuqezi e ka më shumë se aktuale skenarin e largimit potencial të Donarumës dhe pikërisht për këtë kërkon të jetë e mbrojtur në portë me një tjetër emër cilësor si Pepe Reina.
Gardiani spanjoll i Napolit do të jetë pa kontratë duke nisur nga sezoni i ardhshëm dhe transferimi i tij në San Siro bëhet më i lehtë me konsensusin e vetë futbollistit.
Mbetet për t’u parë nëse super agjenti i portierit aktual të Milanit, Mino Raiola do të stimulojë futbollistin që mbron të drejtat për të provuar një aventurë jashtë Italisë.
KOHA JONË SONDAZH

