Milani eliminohet nga Europa League, mundet nga Olympiacos (VIDEO)
Milani eliminohet që në fazën e grupeve në Europa League. Kuqezinjtë janë mundur 3-1 ndaj Olympiacos, duke i thënë lamtumirë kompeticionit vetëm falë golaverazhit më të keq në fushën kundërshtare.
Pjesa e parë dhuroi pak emocione, teksa të gjithë golat janë shënuar në 45 minutat e dyta. Skuadra greke kaloi në avantazh që në minutën e 60-të me Cisse, ndërkohë që 10 minuta më pas Zapata shënoi autogol në portën e tij.
Mbrojtësi i Milanit do të korrigjonte gabimin e tij në mënyrë të pabesueshme vetëm pas dy minutash. Në minutën e 81-të, Fortounis, që do të realizonte nga pika e bardhë një gol që i dha kualifikimin ekipit të tij. Arsenali ndërkohë mori një fitore minimale 1-0 ndaj Qarabag. /Koha Jone/

KOHA JONË SONDAZH

