FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Milani fiton dhe ëndërron një vend në Champions, pret një dhuratë nga Juvja (VIDEO)

Milani vazhdon të ëndërrojë për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Kuqezinjtë kanë fituar me shumë vështirësi 2-0 ndaj Frosinones, një ekipi pa asnjë objektiv por që zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë.

Në minutën e 50-të, Paganini u rrëzua në zonë nga Abate teksa gjyqtari drejtoi gishtin nga pika e bardhë. Cano mori përsipër ekzekutimin e tij, por ai do të ndalej nga hedhja spektakolare e Donnarumma-s. Kjo pritje i dha zemër kuqezinjve që gjetën golin e avantazhit në minutën e 57-të me Piatek që devijoi topin në rrjetë me fat.

9 minuta më pas, Susso do të ekzekutonte në mënyrë perfektë një goditje dënimi, duke i dhënë golin e sigurisë ekipit të tij. Milani me këtë fitore ngjitet përkohësisht në vendin e 4-t me 65 pikë, po aq sa Atalanta, që do të luaj pas pak minutash ndaj Juventusit.  /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?