Milani fiton me “poker” ndaj Torinos, Verona mund Romën (VIDEO)

Milani konfirmon formën shumë të mirë në këtë fillim sezoni, duke marrë një fitore të lehtë 4-1 në shtëpi ndaj Torinos. Ishte një sukses i thjeshtë për skuadrën e Piolit, që do të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 33-të me Pulisic.

Torino do të barazonte pas tri minutash me Schuurs, por Milani do të rikthehej shpejt në avantazh me Giroud nga pika e bardhë. Më pas isht gjithçka e thjeshtë për kuqezinjtë që shënuan në shtesë me Theo Hernandez.

Në pjesën e dytë Giroud vulosi suksesin e Milanit, sërish me penallti. Kuqezinjtë marrin momentalisht kreun e 6 pikë, po aq sa dhe Verona, që mposhti 2-1 Romën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duda dhe Ngonge në pjesën e parë i dhanë fitoren vendasve, ndërkohë që goli i Aouar ishte i pamjaftueshme për kryeqytetasit për t’u rikthyer në lojë. Mourinho sërish nuk ishte në pankinë, pasi është i dënuar. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?