Milani fitore me “poker” ndaj Spalit, Kutrone realizon dopietë (VIDEO)
Milani i Gatuzos ka rilindur. Kuqezinjtë kanë marrë një fitore të rëndësishme 4-0 ndaj Spalit në transfertë duke u ngjitur në vendin e 7-të me pikë të barabarta me Sampdorian.
Milani e nisi në mënyrën më të mirë ndeshjen, duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë me patrik Kutronen. Sulmuesi i kuqezinjve u bë protagonist edhe në pjesën e dytë pasi shënoi goline dytë personal në minutën e 65-të.
Më pas erdhi radha e Bilias, i cili shfrytëzoi më së miri një gabim të portierit vendas, ndërkohë që Borini firmosi shifrat përfundimtare 4-0. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

