Milani fitore me vuajtje ndaj Parmës, ngjitet në zonën Champions (VIDEO)

Milani rigjen fitoren në Seria A pas dy ndeshjesh, teksa ka mposhtur sot me përmbysje 2-1 Parmën. Kuqezinjtë vuajnë shumë në duelin e luajtur në “San Siro” duke marrë përkohësisht vendin e katërt në tabelën e renditjes.

Pas një pjese të parë të mbyllur pa gola dhe me shumë pak shanse shënimi, në fillimin e së dytës, Parma gjen golin e avantazhit me Inglesen, i cili shënon me kokë pas një goditje nga këndi.

Reagimi i kuqezinjve është i menjëhershëm me Cutrone-n, i cili shënoi golin e barazimit me një goditje brenda zonës, që u përplas në shtyllë dhe më pas shkoi në rrjetë. Në minutën e 71-të, Milani fitoi një penallti pas një prekje të topit në zonë, teksa nga pika e bardhë Kessie mposhti portierin Sepe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parma nuk arriti që të reagonte duke pësuar humbjen e 6-të në këtë sezon. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?