Milani ka gati blerjen e bujshme të janarit, ja kush do vijë në ‘San Siro’

Milani gjatë merkatos së janarit pritet të rindërtojë skuadrën për të konkurruar bindëshëm me skuadrat e tjera që pretendojnë sezonin e ardhshëm kualifikimin në Champions League.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike, klubi kuqezi pritet të paraqesë një ofertë për mesfushorin e Tottenhamit, Mousa Dembele, shkruan “Sportmediaset”, raporton SYRI.net.

Lojtarit belg i skadon kontrata aktuale në qershor të vitit 2019 dhe me shumë mundësi pritet të largohet nga klubi aktual.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacioni në këtë moment është shumë i vështirë, por Milani gjatë merkatos së dimrit nuk do të shpenzojë shumë me qëllim që në verën e vitit 2018 të ketë mundësi për blerje të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?