Milani kërkon t’i rrëmbejë Luis Alberton Lazios, 4 lojtarë në tratativa
Milani kërkon të përfitojë nga situata e Luis Albertos, i cili ka prishur marrëdhëniet me bardhekaltrit. Claudio Lotito e vlerëson lojtarin 45-50 milionë euro, por kuqezinjtë mund të ofrojnë dy lojtarë, mes të Rafael Leaos, Mattia Caldaras dhe Samuel Castillejos.
Marrëdhëniet midis Luis Albertos dhe Lazion vazhdojnë të përkeqësohen, pavarësisht mbërritjes së lojtarit në Auronzo di Cadore. Mesfushori 28-vjeçar ka kontratë katërvjeçare, pra deri në vitin 2025, por pakënaqësitë e vazhdueshme po komplikojnë vazhdimin e aventurës së tij si bardhekaltër.
Kuqezinjtë, për të mos shpenzuar para “cash”, teksa emrat që mund të përfshihen në negociata janë Leao, Caldara, Saelemaekers dhe Castillejo.
KOHA JONË SONDAZH

