Milani mendon për të ardhmen, Leonardo po punon për një goditje me kosto zero
Milani ka bërë një merkato të zgjuar gjatë këtij sezoni nën drejtimin e Leonardos, i cili arriti që ta kthente në shina ekipin duke i siguruar Gattusos emra si Higuain, Caldara, Laxalt, Bakayoko, etj., të cilët sjellin eksperiencë dhe cilësi në skuadër.
Me merkaton e mbyllur të Serisë A, Leonardo nuk ka ndërmend të humbë kohë dhe ka filluar që tani të planifikojë afrimet për sezonin e shitblerjeve të dimrit dhe atë të verës së ardhshme. Për të sjellë emra të mëdhenj duhen para, ndaj edhe braziliani po studion edhe profile interesante, që mund t’i marrë me pak, ose pa para fare. Një nga ata është Adrien Rabiot, kontrata e të cilit me PSG-në skadon në verën e 2019-ës dhe Leonardo po nxiton ta bindë që më pas mesfushori t’i bashkohet Milanit.
Braziliani ka marrëdhënie të mira me nënën menaxhere të 23-vjeçarit, pasi njihen që në kohën kur Leonardo mbante pozicion drejtues te klubi francez i PSG-së. Gjithsesi sfida e Leonardos është tashmë me sheikun e francezëve, Al Khelaifi, i cili ka gati një ofertë faraonike, për t’i marrë firmën e rinovimit mesfushorit. Nëse Rabiot pranon të firmosë, mbetet te PSG-ja, ndërsa në të kundërt, Leonardo është gjithnjë e më i bindur ta sjellë në Milano.
KOHA JONË SONDAZH

